Sport
Dikur kapeshin për penalltitë, por ja çfarë ka ndodhur tani mes Neymar dhe Cavani

Dyshja e PSG-së në të kaluarën jo pak herë kanë pasur përplasje se kush do të duhej t’i ekzekutonte penalltitë.
Neymar duhej të ishte ekzekutuesi i parë, por ishte Cavani që ndonjëherë nuk ia lejonte një gjë të tillë.
Por këto histori tashmë i takojnë të kaluarës.
Në ndeshjen e fundit që PSG e fitoi 5:0 kundër Galatasaray në Ligën e Kampionëve, Neymar ka bërë një gjest për t’u vlerësuar.
Braziliani që shënoi në këtë ndeshje, në fund të saj u tregua zemërgjerë, duke e lejuar Cavanin që ta ekzekutonte një penallti të fituar në minutat e fundit./Lajmi.net/
Neymar gave the penalty to Edinson Cavani
pic.twitter.com/AcIGLIQ3ka
— B/R Football (@brfootball) December 11, 2019






















