Connect with us

Sport

Derbi i Bundesligës përfundon pa fitues, por prodhon gjashtë gola

Publikuar

Dortmund nuk arriti ta ruajë avantazhin prej dy gola në 45 minutëshin e parë, me ndeshjen e cila përfundoi baras 3:3.

Julian Weigl (23’) dhe Julian Brandt (34’) i dhuruan epërsinë skuadrës së Favre, ku në gjysmën e parë u pa një Leipzig inekzistent në fushë.

Por 45 minutëshi i dytë shfaqi një tjetër Leipzig, që shënuan dy gola për gjashtë minuta me të zakonshmin Timo Werner (47’ 53’), i cili pati edhe ndihmën e lojtarëve vendas që gabuan dy herë.

Megjithatë, Verdhezinjët morën sërish kontrollin duke shënuar përmes Jadon Sancho (55’).  Ndërkohë Patrick Schick (78’) vulosi shifrat përfundimtare 3:3.

Pas këtij barazimi, Leipzig mbetet lider me 34 pikë – katër më shumë se Dortmund në vendin e tretë me 30 pikë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK