Sport
Depay me një mesazh pas intervenimit: Lutjet tua më kanë ndihmuar

Ylli i Olympique Lyon dhe kombëtares së Holandës, Depay, i është nënshtruar një intervenimi, pas një lëndimi që ka pësuar.
Depay së fundmi ka postuar një video në Twitter, ku edhe ka lënë një mbishkrim ku ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pranë tij.
“Dua të them se e vlerësoj gjithë suportin që kam pranuar ditët e fundit. Lutjet e juaja janë dëgjuar. Unë do të jem jashtë për një kohë, por ju e dini se unë kam një zemër luani” ka shkruar lojtari.
I just wanna say that I really appreciate all the support I received the last few days!!
“Your prayers have definitely been heard.
I’ll be out for a little while but ya’ll know I got a heart of a lion.”God’s timing not mine. pic.twitter.com/9kWgxnDcJs
— Memphis Depay (@Memphis) December 20, 2019
Memphis ka treguar një formë të lartë së fundmi, si me skuadrën e Lyon ashtu edhe me kombëtaren e Holandës.
Mungesa e tij sigurisht se është e madhe për skuadrën e tij, e cila konkurron në Ligue 1. /Lajmi.net/






















