Connect with us

Ndryshe

Dënohet me tri vjet burgim shkencëtari që ndryshoi gjenet e binjakeve

Publikuar

Shencëtari që ndryshoi gjenet e binjakëve dënohet me tri vjet burgim

Shkencëtari kinez i cili kishte deklaruae se ka ndryshuar gjenet e dy binjakeve para se ata të lindinin,  është dënuar me tri vjet burgim.

Shkencëtari He Jiankui e tronditi botën vitin e kaluar,  kur tha se vajzave binjake, Lulu dhe Nana, u janë nmodifikuar gjenet me qëllim që t’i rezitojnë infeksionit me virusin HIV, që sipas tij i kërcënonte.

Profesori i Universitetit Jugor të Shkencës dhe Teknologjisë në Shenzhen kishte deklaruar se ndihet krenar me këtë arritje. Më vonë, ai pretendoi se edhe një grua tjetër është shtatzënë si rezultat i punës së tij shkencore.

Megjithatë, shumë kolegë të tij nga bota e shkencës e kishin kundërshtuar veprimin kundërthënës, duke e cilësuar atë si monstruoz dhe joetik.

Të hënën, Gjykata e Qarkut në Shenzhen e dënoi këtë shkencëtar me tri vjet burgim dhe gjobë prej 430 mijë dollarësh.

Në vendimin e gjykatës thuhet se shkencëtari Jiankui ishte i vetëdijshëm se mund të ketë përfitim ekonomik nga teknologjia e ndryshimit të gjeneve.

Bashkë me të, gjykata kineze i dënoi edhe dy shkencëtarë të tjerë, të cilët kishin bashkëpunuar për ndryshimin e gjeneve.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK