Kosovë
Dënohet bashkëshortja e Sami Lushtakut

Mirvete Hasani Lushtaku, bashkëshortja e ish -kryetarit të Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, është dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi u shpall fajtore se ka mundësuar arratisjen e Lushtakut nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK).
Por, ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarës është zëvendësuar me gjobë, në shumë prej 3500 euro, të cilën nëse nuk e paguan, dënimi do t’i shndërrohet me burg.
Aktgjykimi ndaj saj është shpallur pasi që dy ditë më parë ishte aprovuar marrëveshja për pranimin e fajësisë, pas së cilës edhe ishte veçuar procedura ndaj saj.
Sami Lushtaku ishte arrituar nga QKUK-ja në maj të vitit 2014, derisa po trajtohej në Klinikën Universitare të Kosovës në kohën kur ndodhej në paraburgim në rastin ‘Drenica’.
Përveç Mirevte Hasan Lushtaku të akuzuar për këtë rast janë edhe edhe djali i tyre Mërgim Lushtaku, Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari, Bajram Dibrani, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena.






















