Sport
Crystal Palace me gjest të madh – hap stadiumin për të pastrehët, siguron racione ushqime të ngrohta

Skuadra nga Premierliga ka vendosur të bëjë një gjest të madh, për t’i dalë në ndihmë personave të pastrehë.
Crystal Palace ka vendosur të hap dyert e stadiumit në Londër, gjatë kësaj periudhe me mot të ftohtë, në mënyrë që të pastrehët të kanë një vend për të qëndruar, përcjell lajmi.net.
Ata do të përdorin stadiumin e tyre si vend-strehim ku edhe do të japin racione ushqimi të ngrohta, mëngjes dhe vend për pastrim.
Ky gjest tregon se Crystal Palace është më shumë sesa klub futbolli. Ky gjest tejkalon futbollin. /Lajmi.net/






















