Shëndetësi
Çrregullimi i neuroneve motorike lidhet me kolesterolin

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një shkaktar të mundshëm të çrregullimit neurologjik, sëmundjes së neuroneve motorike (MND).
Ekipi i Universitetit Exeter thotë se ka gjetur prova që MND është e lidhur me një çekuilibër të kolesterolit dhe yndyrave të tjera në qeliza.
Ai thotë se studimi mund të çojë në një diagnozë më të saktë dhe trajtime të reja.
Çfarë është Sëmundja e Neuroneve Motorike-MND ?
Sëmundja e neuroneve motorike është një grup sëmundjesh që prekin qelizat nervore në tru që u tregojnë muskujve tuaj se çfarë të bëjnë dhe palcën kurrizore.
E njohur gjithashtu si ALS, ajo shkakton dobësi të muskujve dhe ngurtësi.
Përfundimisht njerëzit me këtë sëmundje nuk janë në gjendje të lëvizin, të flasin, tëgëlltisin dhe në fund nuk mund as të marrin frymë.
Kjo sëmundje nuk ka shërim dhe shkaqet e sakta janë të paqarta.





















