Connect with us

Sport

Çmimi i Rashicës, i papërballueshëm për Aston Villan

Publikuar

Ylli i Kosovës po magjeps me paraqitje në Bundesligë në fanellën e Werder Bremen.

‘The Athletic’ raporton se në mesin e skuadrave të interesuara është edhe Aston Villa, por që nuk janë në gjendje të përballojnë transferimin e tij, përcjell lajmi.net.

Aston Villa janë në kërkim të përforcimeve për fazën e sulmit, por janë duke kërkuar lojtarë në formulën e huazimit.

Rashica vlerësohet rreth 41 milionë euro, shumë kjo vështirë e përballueshme për Villan.

Lojtari gjithashtu preferon një lëvizje ku do të luante edhe në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK