Connect with us

Shëndetësi

Cili është ndriçimi më i mirë për të fjetur?

Publikuar

Ideja që drita artificiale nga ekranet po i mban njerëzit zgjuar natën është e gabuar.

Kështu thonë shkencëtarët që kanë studiuar llojin më të mirë të ndriçimit për të fjetur.

Sipas studiuesve nga Universiteti i Manchester, drita blu nga pajisjet elektronike, si tableta apo telefonë, nuk është problemi kryesor.

Gjetjet e publikuara, në revistën Current Biology, sugjerojnë se përgjigja qëndron në atë se sa është drita e ngrohtë dhe e ndritshme.

Ekipi bëri testime me minj, duke rregulluar ndriçimin në të lartë ose të ulët dhe duke e ndërruar ngjyrën nga blu në të verdhë.

Drita e ndritshme e secilës ngjyrë ishte më shumë stimuluese, sesa çlodhëse – siç pritej.

Por kur drita u zbeh, drita blu ishte më qetësuese se drita e verdhë.

NA NDIQ NË FACEBOOK