Sport
Chelsea kërkon transferimin e sulmuesit më të mirë gjerman

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hequr dënimin për Chelsean, dhe në janar skuadra e Frank Lampard mund të sjellë lojtarë të rinj.
Mediet angleze raportojnë se Frank Lampard do të ketë në dispozicion deri në 150 milionë euro për përforcime.
Objektivi kryesor i Chelsea do të jetë Timo Werner, shkruan Daily Express, përcjell lajmi.net.
Leipzig kërkon të paktën 80 milionë euro për Werner, shumë që nuk duket të jetë problem për Chelsean./Lajmi.net/





















