Connect with us

Sport

Chelsea afër marrëveshjes me Sancho – gati 120 milionë funte

Publikuar

Tinejxheri i Dortmund, Sancho, është shumë afër kalimit në ‘Stamford Bridge’, bëjnë të ditur raportimet e fundit nga Anglia.

‘Blutë’ janë gati të mposhtin Manchester United dhe Liverpool për shërbimet e Sancho, duke ofruar 120 milionë funte, raporton ‘Sun’, transmeton lajmi.net.

Chelsea po përgatiten të vendosin rekord në skuadër duke siguruar shërbimet e të riut anglez, i cili vlerësohet si një nga yjet me potencialin më të madh në Evropë.

Chelsea e ka fituar me sukses apelin ndaj FIFA për dënimin në fushën e merkatos, më herët gjatë këtij viti.

Skuadra e Frank Lampard do të jetë e gatshme të shpenzojë në janar, dhe Jadon Sancho është një nga synimet. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK