Sport
Champions League/ Mbrëmjen e sotme do të vendoset një rekord historik

Në grupin E të Champions League, sot do të luhen ndeshjet e fundit. Në “San Paolo”, Napoli do të presë Genk. Italianëve iu duhet fitorja, ndërsa belgët janë pa objektiva pasi janë të eliminuar.
Megjithatë, Genk do të vendosë një rekord historik mbrëmjen e sotme. Portieri i Genk, Maarten Vandevoordt, do të shkruajë sot emrin në Champions League si portieri më i ri debutues në historinë e këtij komepticioni.
Ai është 17 vjeç, 9 muaj e 10 ditë. /CNA.al























