Sport
Çfarë fati, Interi eliminohet sërish në ndeshjen e fundit

‘Zikaltërit’ nuk kanë arritur të mposhtin Barcelonën e përgjysmuar, duke pësuar disfatë në fund 1:2.
Ekipi i Antonio Conte kishte nevojë për fitore për kalimin tutje, por nuk e arriti dot.
Mysafirët shënuan të parët me Carles Perez (23’), por Romelu Lukaku (44’) me një gol të bukur baraspeshoi gjithçka para pushimit.
Kur pritej që të shënonte Interi, në skenë doli Ansu Fati (87’) i cili tre minuta pasi u fut në fushë realizoi për fitoren e Barcës.
Nga grupi F, Barca kualifikohet me 14 pikë në vendin e parë, Dortmund me 10 sosh në të dytin ndërsa Inter luan në Ligën e Evropës. /Lajmi.net/





















