Lajme
Cakaj takon Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka takuar sot në Bruksel, Komisionerin e sapozgjedhur për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit.
Gjatë këtij takimi, ata kanë këmbyer pikëpamjet mbi përmbajtjen e metodologjisë së re të negocimit dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, njofton Klan Kosova.
“Në thelb, ndamë qëndrimin e njëjtë se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme teknike për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim. Pas miratimit të metodologjisë së re, pritet një dinamikë e shtuar në politikat e zgjerimit të BE-së që do të mundëson hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë”.
“Sidoqoftë, pavarësisht shtyrjes së vendimit dhe procesit të reformimit të metodologjisë së negocimit, Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për reforma modernizuese dhe transformime demokratike”.
klankosova.tv



















