Connect with us

Lajme

Cakaj: Shqipëria gati për kryesimin e OSBE-së

Publikuar

Në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht sot merr Kryesinë e OSBE-së.

Me këtë rast, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj tha se Shqipëria është e gatshme për këtë detyrë.

“Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së. Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”, shkruan Cakaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK