Lajme
Cakaj: Diplomacisë shqiptare i bashkohen ekslentë e specialistë të rinj

Ministri i Punëve të Jashme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se diplomacisë shqiptare i janë bashkuar ekslentë e specialist të rinj.
“Pafundësisht i gëzuar me ardhjen e ekselentëve e specialistëve të rinj në diplomacinë shqiptare. Plotësimi i kuadrit diplomatik është pjesë e strategjisë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të krijuar hapësirë më të madhe angazhimi për një gjeneratë të re ekselente dhe siguruar një profesionalizëm më të lartë në diplomacinë shqiptare”.
“Kjo qasje do të vazhdojë edhe më tutje.Numri i të rinjve në diplomaci do të rritet më shumë dhe thirrja e ardhshme publike për aplikim në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të bëhet së shpejti”, shkruan Cakaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.


















