Connect with us

Kosovë

Brenda 24 orëve ngrihen 128 aktakuza dhe ndalohen 16 persona

Publikuar

më

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë e Themelore dhe Prokuroria Speciale, janë ngritur 128 aktakuza kundër 138 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 16 persona, si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 6 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i shtetit me rastin e arrestimit dhe ndalimit të dy personave të dyshuar nga fshati Krushë e Vogël – Komuna e Prizrenit, për veprën penale “Fajdeja”, ka paraqitur kërkesë për urdhër kontroll, ku me ç’rast është realizuar urdhër kontrolli në shtëpinë e të pandehurve dhe në vetura, me qëllim të sigurimit të provave materiale lidhur me veprimet e kundërligjshme të të dyshuarve.

Prokuroria Speciale e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 personave. Një aktakuzë është ngritur kundër të pandehurit S.K. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe 2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale ”Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” sipas Kodit Penal të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzetegjashtë aktakuza kundër pesëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre persona të dyshuar, në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Dhuna në familje”.

Me rastin e arrestimit dhe ndalimit të dy personave të dyshuar nga fshati Krushë e Vogël – Komuna e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për urdhër kontroll, ku me ç’rast është realizuar urdhër kontrolli në shtëpinë e të pandehurve dhe në vetura, me qëllim të sigurimit të provave materiale lidhur me veprimet e kundërligjshme të të dyshuarve.

Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 4 persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së djeshme kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj 4 të dyshuarve për vepër penale “Mashtrim“ dhe “Detyrim”. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur 7 aktakuza, ndaj 81 të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ka ngritur trembëdhjetë aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë personave.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar 2 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.  Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy persona për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor“.

Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Rrëmbimi“. Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur 27 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 5 aktakuza kundër 5 personave për vepra të ndryshme penale.

Bota8 minutes ago

Sulm vdekjeprurës në aeroportin e Riadit: 12 të vdekur dhe 309 të plagosur

Shqipëri21 minutes ago

Blerina Matraku për Adi Hilën: E besova plotësisht dhe nuk e dija që në shtëpi kishte kamera

Lajme1 hour ago

Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetën, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Maqedoni2 hours ago

BDI dhe VLEN në rënie, liderët shqiptarë humbin terren – 41% e qytetarëve pa orientim partiak!

Shqipëri3 hours ago

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit – Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

Lajme4 hours ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni5 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri6 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Lajme7 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Maqedoni8 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Shqipëri8 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

Lajme9 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

NA NDIQ NË FACEBOOK