Connect with us

Lajme

“Bravo Lal, u tha u ly!”, Rama vijon të tallet me Veliajn

Publikuar

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj janë parë disa herë bashkë duke vizituar banorët e prekur nga ky tërmet.

Rama degjeneroi live Veliajn para kamerave duke e urdhëruar që të lyente shkallët e një pallati vet ai personalisht që në orën 04:30 të mëngjesit. Gjithashtu gjatë një vizite tjetër, kryeministri i la porosi, rrethimin me kangjella të shkallëve dhe parvazit të një shtëpie, për të qenë e sigurt për më të vegjlit.

Dhe siç duket Veliaj i qenkërka bindur urdhërave të Ramës. Kangjellat e shtëpisë janë vendosur dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në Instagram.

U tha u vu, u tha u ly. Bravo Lal!” – shkruan Rama krahas fotos të postuar në InstaStory.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK