Shëndetësi
Bota do të ketë nevojë për 80% më shumë kalori deri në fund të shekullit

Sasia e ushqimit të nevojshëm për të përmbushur nevoja e të ushqyerit për popullësinë e botës deri në fund të shekullit mund të rritet me gati 80%, sugjeron një studim i botuar në revistën Plos One.
Studiuesit nga Gjermania thanë se një prirje e rritjes së indeksit të masës trupore (BMI) po rezulton në individë që kërkojnë më shumë kalori.
Autorët paralajmërojnë se mosplotësimi i nevojës për më shumë kalori mund të çojë në pabarazi më të madhe globale.
Studimi, i kryer nga një ekip nga Universiteti i Gottingen, llogariti që 60% e rritjes së kalorive do të ishte rezultat i rritjes së numrit të njerëzve në botë.
Sipas Perspektivës së Popullsisë Botërore të OKB-së, popullsia globale vlerësohet të rritet nga pothuajse shtatë miliardë në vitin 2010 në gati 11 miliardë në vitin 2100.
Megjithatë, më shumë se 18% e rritjes së kalorive nga nivelet e vitit 2010 do të vijnë nga një rritje e parashikuar e shifrave të lartësisë dhe peshës në popullatën globale.





















