Sport
Blind diagnostikohet me inflamacion të muskujve të zemrës, i rrezikohet karriera

Ish lojtarit të Manchester United, që tashmë luan me Ajax, Blind, i janë shfaqur probleme shëndetësore.
Sipas një njoftimi të skuadrës së Ajax, Blind është diagnostikuar me inflamacion të muskujve të zemrës, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjet e mbetura të Ajax në vitin 2019.
Ai ka insistuar se ndihet mirë dhe po punon fort që të kthehet sa më parë që është e mundur. /Lajmi.net/






















