Connect with us

Lajme

Betimi i anëtarëve të SPAK-ut, Kryemadhi: Koha e “të fortëve” dhe kriminelëve me pushtet ka mbaruar

Publikuar

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas betimit te presidenti Ilir Meta të tetë anëtarëve të SPAK-ut.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se tashmë koha e “të fortëve”, kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar.

“Përshëndes krijimin e SPAK si një zhvillim i rëndësishëm i pritur prej kohësh i Reformës në Drejtësi. Fillimi i aktivitetit të SPAK është moment shpresëdhënës se në Shqipëri do të nisë seriozisht puna për ndëshkimin e pandëshkueshmërisë dhe për sundimin e ligjit. Ne besojmë që një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë do të veprojë i pandikuar nga presioni i çfarëdolloj dhe i pandikuar nga politika”.

“Ngritja e Strukturës së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit do sjellë një erë të re në garantimin e sigurisë juridike për qytetarët e thjeshtë dhe për barazinë përpara ligjit. Koha e “të fortëve”, kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar. Me këtë rast përshëndes dhe angazhimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, për mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e kësaj strukture kaq të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në Bashkimin Europian”, mbyllet postimi i Kryemadhit./ A2 CNN

NA NDIQ NË FACEBOOK