Connect with us

Kosovë

Besa Shahini thirrje të gjithë kosovarëve të bëhen pjesë e ekipeve vullnetare

Publikuar

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini përmes një video-mesazh të postuar ju bënë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve nga Kosova që duan të bëhen pjesë e ekipeve vullnetare për të dhënë kontributin e tyre në lidhje me situatën e krijuar.

Ajo i fton të regjistrohen fillimisht në linkun që ajo ka bashkangjitur në postim për menaxhimin më të mirë të situatës.

“Dua të ju falënderoj në emër të qeverisë për vullnetin që keni treguar, në këtë fazë shumë të vështirë që po kalon Shqipëria. Në mënyrë që të koordinojmë punon tonë të përbashkët të regjistroheni në formularin që është në linkun bashkangjitur me këtë video. Kjo në ndihmon të dimë sa ndihmesë mund të kemi jashtë strukturave të qeverisë, kjo bënë rrugën tuaj deri këtu më të vlefshme”, shprehet Shahini.

Postimi i plotë në Facebook:

NA NDIQ NË FACEBOOK