Sport
Behrami e konfirmon skuadrën e re: Jam kthyer

34 vjeçari është lojtar i lirë pasi përfundoi kontratën e tij me FC Sion në tetor.
Ai tashmë ka filluar stërvitjen me ekipin dhe është ribashkuar me ish-trajnerin e tij të Udineses Davide Nicola, i cili u emërua javën e kaluar, përcjell lajmi.net.
“Fillova këtu, kështu që kthimi në Genoa do të ishte i shkëlqyeshëm”, i tha Behrami Sky Sport Italia.
Në të vërtetë klubi i tij i parë jashtë Zvicrës ishte Genoa në vitin 2003, duke luajtur më pas për Hellas Verona, Lazio, West Ham United, Fiorentina, Napoli, Watford, Hamburg dhe Udinese. /Lajmi.net/






















