Connect with us

Sport

Befasi nga Joshua para meçit me Andy Ruiz Jr, hyn në ‘lojë’ Klitschko

Publikuar

më

Anthony Joshua është këshilluar me Wladimir Klitschkon para meçit të revanshit me Andy Ruiz Jr.

Boksieri britanik ka bërë të ditur se ka qenë në kontakt me legjendën e boksit – ish kundërshtar i tij në ring – para ballafaqimit të ri me meksikanin të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

“Klitschko më ka treguar se ku kam gabuar”, deklaroi Joshua për “Dazn”, transmeton lajmi.net.

“Por, ai nuk e bën nëpërmjet internetit. Ai e respekton ekipin tim dhe më respekton mua si person. Për këtë arsye ai më ka kontaktuar”, u shpreh britaniku.

Joshua është në mision të hakmarrjes për t’i rikthyer brezat e humbur në duelin e parë me Ruiz Jr në New York në qershor. /Lajmi.net/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK