Connect with us

OP / ED

BDI si Troja dezertore, kali është pa kokë!

Publikuar

Shkruan: Elmedin Memishi

Deklarata e BDI-së ndaj partive shqiptare “Bashkohuni, ne përsëri do t’ju fitojmë”, në vetëvete, thellë-thellë reflekton frikë, panik dhe humbje të vetëbesimit.

Kjo thirrje i ngjan shumë legjendes së George Washington-it kur ishte i ri. Ai preu nje dru dhe tha: Unë nuk mund të gënjej dot; por ai në të vërtetë ishte genjeshtar në mesin e shokëve. Në të vërtetë, legjenda të tilla e ç’lirojnë politikanin dhe kur është në humnerë politike, ai vazhdimisht bën elozhe, thurr lavde për veten dhe vyrtytet që nuk i ka dhe ngushëllon veten. Për BDI-në, e kunderta e dështimit është të bëjë trimin, të fortin, por në fakt këto deklarata janë më shume tundim se sa përmbajne të vërtetën. Nuk ka dyshim që është një prej dredhive më të mëdha të radhës nga BDI, por jo më nga ato të suksesshmet. Populli vetedijesohet çdo ditë e më shumë. Në të shumtën e rasteve, kur dikush bën superiorin duke qenë në greminë, merreni si paralajmërim, thjeshtë duhet të bëni kujdes nga armiku që ofron dhurata. “Kali i Trojës” ishte dhurate nga grekët për trojanët, por brenda kalit gjendeshte kurthi për ta.

Trojanët ishin në gjumë, grekët ishin fshehur brenda, dolën dhe hapën dyert e qytetit. Më pas, vazhduan me vrasje dhe i mundën përfundimisht trojanët. Por, kjo, me BDI-ne nuk do të ndodh. Partitë opozitare, nuk do ta pranojne dhuratën e BDI-së si “do të garojë e vetme” dhe populli im i dashur nuk do të bëj gjum, pasi kjo është “mollë sherri”.

NA NDIQ NË FACEBOOK