Sport
Bayerni pret Werderin, të vetëdijshëm se rreziku vjen nga Rashica

Bavarezët nuk janë duke kaluar nëpër një formë të mirë, dhe vijnë pas dy humbjeve, të pësuara nga Bayer Leverkusen dhe Borussia Monchengladbach.
Kundër Werder Bremen, kampionët e Bundesligës do të kërkojnë tre pikët, për të dërguar mesazh se janë aty, dhe ende mbesin pas synimeve të këtij sezoni.
Kundërshtari i tyre Werder Bremen, udhëton në Allianz Arena me Milot Rashicën, që po shkëlqen në Bundesliga.
Ylli i Kosovës ka shënuar dy gola në fitoren e fundit që Werder Bremen e shënoi në udhëtim te Wolfsburg, me rezultat 2:3.
Ai së fundi në një shkrim të Bundesligës, është krahasuar me Lionel Messin dhe Kylian Mbappe.
Bayern Munich ende nuk e ka harruara paraqitjen e Rashicës në Kupën e Gjermanisë, kur ylli i Kosovës u shënoi një gol të bukur./Lajmi.net/






















