Connect with us

Lajme

Basha: Nuk duhet të ketë Mini-Shengen pa i kërkuar falje Serbia-Kosovës

Publikuar

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka reaguar pas mbajtjes së Samitit të Mini-Shengenit që u mbajt në Durrës, ku të pranishëm ishin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq.

Basha tha se ndjehet i turpëruar me këtë organizim të qeverisë shqiptare, dhe se kjo po ndodh disa ditë pasi Vuçiq dhe Serbia mohuan krimet në Reçak.

Kreu i opozitës në Shqipëri shtoi se nuk duhet të ketë Mini-Shengen pa i kërkuar falje Serbia-Kosovës për krimet e bëra.

Reagimi i plotë:

NA NDIQ NË FACEBOOK