Kosovë
Baraliu përqesh Kurtin: Pse mos me shku në Itali me marrë pak ledhatime, senet n’shpi për merak

Analisti nga diaspora, Bleron Baraliu, i cili gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit, ishte një nga përkrahësit e VV-së dhe Albin Kurtit, ka përqeshur vizitën e këtij të fundit në Itali.
“Pse mos me shku nItali me marr pak ledhatime kraheve?! ‘Senet’ nshpi per marak, qeveria ka fillu punen me vrull pozitiv, ne PISA kemi hype n10shen e pare, BE po na lut me hy ne union, dhe rritja ekonomike ka zene ngushte edhe kejnizianet me te dalluar ne bote?!! #BananaRepublike. #BananaPoliticians”, shkruan Baraliu në FB.
Ndryshe, kryetari i VV-së Albin Kurti po qëndron për vizitë njëditore në Itali.
Nga Vetëvendosje i kanë thënë Periskopit, se kjo ‘vizitë ka qenë e planifikuar moti’ dhe se ‘nuk ka diçka të jashtëzakonshme’.
Ndërkohë vetë Kurti, përmes një postimi në FB, ka bërë me dije veç tjerash, se 15 deputetë italianë dhe kryetarë Komisionesh në Parlamentin italianë, kanë qenë të interesuar të dinë përgjigje të ndryshme nga ai, si dialogu me Serbinë, lidhjet me Shqipërinë, etj./Periskopi/





















