Connect with us

Kosovë

Ballafaqimi Thaçi – Kurti, Buzhala: Le ta ofendon e mos të ia jep dorën, por Kurti…

Publikuar

Gazetari Berat Buzhala e ka quajtur banale nëse Albin Kurti nuk shkon me marrë mandatin te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi e kishe ftuar Kurtin që sot të paraqitet në zyrën e tij, mirë Kurti nuk ishte shkuar, e për këtë edhe Thaçi ka reaguar, duke thënë se do të ia bëj edhe ftesën e dytë.

Pas kësaj, Buzhala, thotë se Kurti duhet me i lënë inatet anash me Thaçin dhe se duhet me ditë që asnjë punë ditore nuk është më e rëndësishme sesa krijimi i Qeverisë.

Sipas tij, Kurti duhet me shku dhe mos je ia jep dorën, ose edhe le ta ofendon por le ta kryen këtë punë.

“Është banale nëse Albini nuk shkon me e marrë mandatin. Anash inateve me Hashen, ai duhet me e ditë që asnjë punë e tij ditore nuk është më e rëndësishme se sa krijimi i Qeverisë. Le të shkon, mos t’ia jep dorën. Le ta ofendon etj., etj., ama le ta krynë këtë punë”, shkruan Buzhala.

NA NDIQ NË FACEBOOK