Uncategorized
Babai i Greta Thunberg: Ajo është e lumtur, por unë jam i shqetësuar

Babai i Greta Thunberg mendon se është ‘ide e keqe’ që vajza e tij të jetë në krye të aktivizimit në betejën kundër ndryshimit të klimës.
Miliona njerëz janë frymëzuar për t’iu bashkuar 16 vjeçare në ngritjen e vetëdijesimit për çështjet mjedisore.
Por Svante Thunberg, I ka thënë BBC-së se ai nuk e përkrahë idenë që vajza e tij të ndërpriste shkollimin për ngritjen e vetëdijesimit për çështjet klimatike.
Thunberg tha se Greta është shumë më e lumtur që kur u bë aktiviste, por se ai shqetësohet për “urrejtjen” me të cilën përballet, përcjell Periskopi.






















