Connect with us

Kosovë

Autoritet ruse përdorin borën artificiale për të dekoruar Moskën për Vitin e Ri, dhjetori më i nxehti që nga viti 1886

Publikuar

Javën e kaluar, banorët e Moskës filluan të diskutojnë nëpër rrjetet sociale pasi panë disa kamionë duke transportuar nëpër qytet borë artificiale, që pritet të shpërndahet nëpër rrugët kryesore të qytetit për të festuar natën e ndërrimit të moteve.

Moska zakonisht mbulohet nga bora në këtë periudhë të vitit, por ndryshe nga herët e kaluara, moti këto ditë është i mirë dhe ka mungesë të madhe të borës, transmeton Telegrafi.

Dhjetori i këtij viti po konsiderohet më i nxehti që nga viti 1886 dhe këtë po e konfirmojnë edhe zyrtarët e shërbimit meteorologjik, të cilët pranuan se që kur ata matin temperaturat ky është dimri më i nxehtë.

Në anën tjetër, zyrtarët lokalë kanë shpjeguar se bora e shpërndarë nëpër Tverskaya, një nga rrugët kryesore të Moskës, do të përdoret nga snouborderët që do të performojnë në natën e ndërrimit të moteve, shkruan Guardian.

Banori i Moskës, Alexander Stanko, 62-vjeq, ka deklaruar për Guardian se dimri ka ndryshuar shumë viteve të fundit në Rusi.

“Dimri ka qenë shumë më i ashpër këtu. Edhe tani janë disa ditë shumë të ftohta, por nuk krahasohen me ato dikur kur njerëzit mezi arrinin t’i rezistonin të ftohtit për pak minuta”, ka shtuar ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK