Connect with us

Kosovë

Atdhe Arifi i VV-së sulmon ashpër partinë e tij: “Degradues e antikombëtar”

Publikuar

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi, ka reaguar në mënyrë të ashpër kundër postimit të Lëvizjes Vetëvendosje ku urohej LDK-ja për tridhjetë vjetorin e themelimit të saj. Arifi e quan statusin “degradues e antikombëtar”.

Ai madje me tone kërcënuese i drejtohet administruesve të faqes së partisë së tij: “Hiqne statusin nga fb-u, aman mos na detyroni ta ndryshojmë programin politik e statusin e LVV-së.”

Aktivisti i njohur i VV-së më pas citon një pjesë [me sa duket] të një shkrimi të Vetëvendosjes ku denoncohet rezistenca paqësore e LDK-së dhe Ibrahim Rugovës.

“Rezistenca (levizja) paqesore ne Kosove, si e tille argumentuar edhe nga prof. Hoti vec rezitence nuk ishte. Nuk ia doli ta ndal gjenocidin e spastrimin etnik, nderkohe UCKne qe perpiqej me djerse e gjak per keto gjera e pati shpallur terroriste.

Dr. Rugova luste qe ti ndalen bombardimet e NATOs se i “rrezikohej familja”.

Dr. Rugova e vizitoi kasapin e Ballkanit por kurr familjen Jashari…”

Më poshtë e keni statusin e plotë të z.Arifi:

Ne lidhje me nje status degradues e antikombetar qe e pash para pak çastesh ne faqen e Levizjes….

Hiqne statusin nga fb-u aman mos na detyroni ta ndryshojme programin politik e statusin e LVVse.

” Rezistenca (levizja) paqesore ne Kosove, si e tille argumentuar edhe nga prof. Hoti vec rezitence nuk ishte. Nuk ia doli ta ndal gjenocidin e spastrimin etnik, nderkohe UCKne qe perpiqej me djerse e gjak per keto gjera e pati shpallur terroriste.

Dr. Rugova luste qe ti ndalen bombardimet e NATOs se i “rrezikohej familja”.

Dr. Rugova e vizitoi kasapin e Ballkanit por kurr familjen Jashari…

* Statusi eshte degradim i kesaj faqeje

** marre duhet me iu ardh “

NA NDIQ NË FACEBOOK