Kosovë
Astrit Haraqija thotë se Albin Kurti po e ngadalëson procesin e formimit të Qeverisë

Në Debat Plus të RTV Dukagjinit, Astrit Haraqija ka deklaruar se është Vetëvendosje ajo që po e ngadalëson procesin e formimit të Qeverisë, përcjellë Periskopi.
Ai tha se është vet Albin Kurti ai që po e ngadalëson këtë proces sepse e ka kuptuar se nuk është njëjtë si të flasësh prej opozitës e si nga pozita e kryeministrit.
“Nuk besoj që realizohet. Albin Kurti e ka pas lehtë me fol prej opozitës, e tash e sheh prej pozitës së kryeministrit qysh osht. Kush ka bo më së shumti ankesa në PZAP. Vet është duke prolongu me ankesa. LDK nuk ka pasë ankesa”, ka thënë Haraqija.





















