Connect with us

Lajme

ASH sërish flet për bisedimet me Besën dhe Alternativën për koalicionime

Publikuar

Aleanca për Shqiptarët sërish ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me koalicionimet e mundshme parazgjedhore me partitë e tjera shqiptare. Zëdhënësi i kësaj partie, Flakron Bexheti në konferencën me gazetarët theksoi sot se po bisedohet me Lëvizjen BESA dhe Alternativën për koalicionime të mundshme.

“Ne si Aleancë për Shqiptarët jemi të interesuar për koalicion parazgjedhor me Besën dhe Alternativën. Ne jemi të gatshëm me kapacitetet tona si Aleancë për Shqiptarët megjithatë duam fitorja të jetë edhe më e fuqishme, ashtu që jemi të hapur dhe të gatshëm të kemi bashkëpunim me Alternativën dhe me Besën. Bisedojmë me të dyja partitë ka dëshirë dhe shpresojmë se bashkërisht do të arrijmë për një koalicion parazgjedhor që definitivisht do ta fitojë BDI-në dhe do ta ketë legjitimitetin e votuesve shqiptarë”, tha Bexheti. I pyetur se a po bisedohet edhe me parti të bllokut maqedonase, Bexheti mohoi një gjë të tillë. “Tani për tani nuk ka negociata të tilla, Kjo do të varet pas zgjedhjeve, për këtë do të vendosin qytetarët kush me kë do të koalicionojë. Harmonizimi i programeve politike do të shihet pas 12 prillit dhe do të shihet me kë do koalicionohet”, theksoi Flakron Bexheti.(INA)

NA NDIQ NË FACEBOOK