Connect with us

Kosovë

As në vitin 2020 nuk do fillojë tatimi i tokave bujqësore që nuk punohen

Publikuar

Ndonëse qytetarët e Kosovës që posedojnë toka bujqësore e nuk i punojnë ishin paralajmëruar se duke filluar nga ky vit do të detyrohen t’i paguajnë tatim shtetit, një gjë e tillë siç duket nuk do të ndodhë deri në vitin 2021. Kjo pasi Ministria e Bujqësisë ende nuk e ka përgatitur bazën ligjore për të nisur së zbatuari tatimin për tokën që nuk shfrytëzohet për kultivim.

Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për KosovaPress, bëjnë të ditur se janë duke punuar në këtë drejtim.

Shefi i divizionit të tokave bujqësore pranë kësaj ministrie, Idriz Gashi tha për KosovaPress, se ende nuk është finalizuar udhëzimi administrativ që do përcaktojë procedurat dhe kriteret se cilat toka bujqësore nuk kultivohen por ende nuk është finalizuar.

Pengesë tjetër për mos nisjen e pagesës së tatimit për tokat bujqësore të papunuara, ai thotë se janë edhe të dhënat katastrale.

“Ministria e Bujqësisë e ka formuar grupin punues i cili ka punuar një draft të këtij udhëzimi administrativ, mirëpo ende nuk është finalizuar. Arsye tjetër që nuk ka filluar këtë vit është edhe të dhënat katastrale. Ka një sistem katastral të pa azhornuar, kështu që paraqet një vështirësi të veçantë në tatimimin e tokave bujqësore dhe ato të cilat nuk kultivohen. Arsye tjetër që kur të vendoset një politik publike ndaj fermerëve duhet me qenë të argumentuara, një pjesë e popullatës aktive e cila në fshatra ka punuar tokën bujqësore më nuk është, ka migruar në vendet më të zhvilluara… Planifikohet që në vitin 2020 të përgatitet ky udhëzim administrativ, të përgatiten të gjitha instrumentet të këtij udhëzimi administrativ dhe të filloj në vitin 2021”, shprehet ai.

Shefi i divizionit të tokave bujqësore, thotë se qëllimi i kësaj politike ishte që të stimulohen qytetarët që t’i punojnë këto toka.

“Qëllimi ka qenë të zhvillohet një treg i tokës, të stimulohen njerëzit të cilët punojnë, ndërsa tek ata njerëz të cilët nuk punojnë të kemi një tatimim simbolik. Qëllim tjetër ka qenë që toka bujqësore, e cila nuk punohet të hyjë në funksion të saj ekonomik, të hyjë në prodhim për arsye të rritjes së madhësisë së fermës. Nëse është shikuar si stimulim për ata që nuk e punojnë…Politika të tilla kanë edhe vendet në regjion me qëllim që toka bujqësore të punohet dhe të hyjë në prodhim me qëllim të sigurimit të ardhurave më të mira për vetë fermerët dhe vetë shtetin”, u shpreh Gashi.

Se qytetarët e Kosovës nuk do obligohen ta paguajnë tokën që nuk e punojnë e tha për KosovaPress edhe drejtori për Tatimin në Pronë, pranë Ministrisë së Financave, Shkëlzen Morina, i cili tha se meqenëse nuk është hartuar ende udhëzimi administrativ që e rregullon tatimin për tokat bujqësore që nuk punohen, zbatimi i vendimi për tatim për tokat që nuk kultivohen do shtyhet deri në vitin 2021.

“Sipas ligjit tatimit në pronë këtë çështje duhet ta rregulloj me udhëzim administrativ Ministria e Bujqësisë, e cila është ende duke punuar dhe kemi marrë informatë nga ta se udhëzimi administrativ ende nuk është përgatitur dhe për këtë arsye Ministri i Financave ka lëshuar vendim prapë sikurse vitin 2019, që edhe në vitin 2020 që asnjë tokë bujqësore që kultivohet nuk do të tatimohet, pa marrë parasysh edhe ajo që nuk do kultivohet. Pra tokat bujqësore as vitin 2020 nuk do të tatimohen derisa të bëhet baza ligjore”, theksoi Morina.

Nga tatimi për tokat komerciale-industriale, këtë vit janë mbledhur rreth 1 milion euro.

Profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci i tha KosovaPress-it, se vonesa për vënje në zbatim të mekanizmit për pagesën e tatimit për tokat bujqësore që nuk punohen edhe në vitin e ardhshëm do të sjellë ende toka me djerrina.

Sipas tij, madje fermerët që nuk e kultivojnë tokën bujqësore duhet të paguajnë tatim të dyfishtë.

“Unë mendoj se të gjithë fermerët që nuk e punojnë tokën bujqësore, madje tatimi të jetë i dyfishtë në raport me ata që e punojnë sepse vërtet këtë aset nacional nuk kemi një tjetër mekanizëm ta ruajmë për faktin se Kosova nuk ka krijuar një mekanizëm që të ruaj tërësinë teknologjike të tokës …Shtyrja e tatimit ndaj tokës bujqësore nuk koiqidon me zhvillim ekonomik dhe unë konsideroj se edhe këtë vit që vjen do shohim prapë sipërfaqe të lënda batall, përkatësisht djerrina”, tha profesori universitar.

Pas regjistrimit të Bujqësisë, të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikuar në muajin mars të vitit 2015, sipërfaqja e tokës bujqësore është gjithsej 512 000.29 hektarë. Ndërkaq, ekonomitë bujqësore në Kosovë shfrytëzojnë gjithsej 413 635 hektarë tokë bujqësore.

 

Maqedoni41 minutes ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë43 minutes ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni53 minutes ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri1 hour ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni2 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota2 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme2 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme2 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme2 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme2 hours ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Maqedoni2 hours ago

Studentët nga Kumanova dhe Tetova “në harresë”: 10 mijë denarë në muaj për autobus – Qeveria: “Nuk është prioritet”!

Kosovë2 hours ago

Milorad Ulemek “Legija” pjesë e njësive që sulmuan Jasharajt, prokurori Gashi: Ishte kërkesë speciale e tij të sulmohej shtëpia

NA NDIQ NË FACEBOOK