Sport
Arthur Melo nuk ka nevojë për operim – do të rikthehet në 2020

Mesfushori i skuadrës së Barcelonës dhe kombëtares së Brazilit, Arthur Melo, është jashtë fushave të blerta tash e një kohë, si pasojë e një lëndimi.
Raportime nga ‘SER’ bëjnë të ditur se Arthur do të rikthehet në aksion në vitin 2020, transmeton lajmi.net.
Sipas po të njëjtave burime, lojtari brazilian nuk do të ketë nevojë për operim, dhe ky është lajmi më i mirë.
Arthur kishte filluar që të merrte një rrol të rëndësishëm në lojën e Barcelonës, nën urdhrat e Valverde. Dëmtimi doli të jetë një pengesë në rrugëtimin e tij. /Lajmi.net/





















