Connect with us

Kosovë

Arrestohet polici i dyshuar për vrasjen në Gjilan ku mbeti i vdekur një qytetar

Publikuar

Polici i cili dyshohet se qëlloi për vdekje viktimën në Gjilan është pjesëtar i Policisë me detyrë në Prishtinë.

Kështu ka marr vesh Gazeta Sinjali nga burimet në polici.

I dyshuari me inicialet V.H. shtiu me armë zjarr ndaj viktimës L.S. për motive deri më tani të panjohura.

Policia në Gjilan ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 05:00 në rrugën “Nato`99” në Gjilan.

Gazeta Sinjali e cila njoftoi ekskluzivisht për këtë ngjarje, do të ju mbaj të informuar lidhur me këtë rast.

NA NDIQ NË FACEBOOK