Connect with us

Lajme

Arrestohet kosovari në Portin e Durrësit, kjo është arsyeja

Publikuar

Tre persona janë vënë në pranga gjatë orëve të fundit nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale.

Një prej të arrestuarve është shtetas kosovar. Në Portin e Durrësit ai tentoi të kalojë kufirin me dokumente bullgare, të dyshuara si të falsifikuara. I arrestuar është shtetasi me iniciale A.S. 25-vjeç.

Ndërkohë në pranga ka rënë dhe shtetasi Xh. Sh., 53 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi ka kanosur me një dorezë përforcuese grushti metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shtetasin A. D.

Po  në Durrës, policia arrestoi shtetasin E. Ç., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip Volkswagen, është përplasur me mjetin tip Audi duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK