Connect with us

Lajme

Arrestohen në Shijak tre shqiptarë të kërkuar nga Italia

Publikuar

më

Tre shtetas shqiptarë, të kërkuar nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike kanë rënë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.

Kështu, ranë në pranga Florenc Mema 30 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës; Demokrat Çizmja 27 vjeç, banues në Gjepalaj Durrës dhe Luan Bodlli 41 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narotike”, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë.

Operacioni është zhvilluar në të njëjtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, italianë e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave “Detyrim paraqitjeje” dhe një “Arrest në shtëpi”.

Ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Hetimi ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.

Edhe gjatë këtij operacioni Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar me partnerët në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Maqedoni32 minutes ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri1 hour ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme2 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni4 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri4 hours ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme5 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni6 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri7 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë7 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Lajme7 hours ago

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Lajme7 hours ago

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

Lajme7 hours ago

Reagon Bajrami: Urime Kosovë për presidenten, ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje

NA NDIQ NË FACEBOOK