Kosovë
Arben Gashi thotë se VV s’është për Ministri të Mbrojtjes: Aty duhet maturi

Arben Gashi nga LDK sonte në Zona B ka komentuar mospajtueshmërinë e partisë së tij me VV’në rreth ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe për ministrinë e Mbrojtjes transmeton Periskopi.
‘’ Edhe Ministria e Mbrotjes kërkon një qasje më të qetë dhe më të kujdesshme për shkak të specifikave që ka. Ajo krijohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë’’, ka thënë Gashi.
‘’Në ministrinë e Arsimit, LDK ka shumë për të dhënë. Kjo mund të bëhet, nëse LDK ka ministrin, VV zv/ministrin e kështu me radhë’.
Tutje Gashi ka lënë të hapur mundësinë që mund të mos ketë marrëveshje
”Sepse nuk është formale, e derisa nuk është nënshkruar ne s’mund të flasim ndryshe”.
Ai komentoi edhe deklaratat e Glauk Konjufcës i cili tha se VV ka bërë 3 kompromise me LDK-në.
”Nuk është reflektim i vërtetë i asaj që ka ndodhë”.Ideja fillestare ka qenë të ndërtojmë një platformë se si është një Qeveri e balancuar. Meqë kemi pasur një dakordim parazgjedhor, në rast se partia jonë del e para ne do kërkojmë pozitën e kryeministrit’’./PERISKOPI/





















