Sport
Anëtarët e Barcelonës nuk e duan Valverden si trajner

Pavarësisht se fitoi La Liga në secilin prej dy sezoneve të tij në krye, Valverde ka humbur mbështetjen e tifozëve kryesisht për shkak të eliminimeve në Ligën e Kampionëve në këto vite, dhe veçanërisht mënyrës poshtëruese në të cilën ato ndodhin, përcjell lajmi.net.
Mundo Deportivo zhvilloi një sondazh të detajuar mbi anëtarët e klubit në lidhje me gjendjen aktuale të klubit katalan, një prej të cilave ishte nëse Valverde duhet të vazhdojë përtej verës së ardhshme.
Rezultatet ishin deklasuese, me 80 përqind të anëtarëve të Barcelonës që dëshirojnë që Valverde të largohet në verën e vitit 2020. /Lajmi.net/





















