Connect with us

Sport

Ancelotti lirohet nga Napoli – gati për marrëveshjen me Everton

Publikuar

Trajneri italian i ka dhënë fund kontratës së tij me skuadrën italiane, duke hapur rrugë për kalimin në Angli.

Sipas ‘Sky Sports’, Ancelotti tani është i lirë për të marrë drejtimin e Everton, transmeton lajmi.net.

60 vjeçari është shkarkuar më herët gjatë këtij muaji, por kontrata e tij nuk skadonte deri më 2021.

Carletto ka punuar edhe më parë në Angli, gjatë kohës kur drejtonte Chelsea, drejt dopios së parë më 2009/2010.

Ai pritet të nis aventurë të re në Premierligë, me skuadrën e Everton. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK