Connect with us

Kosovë

Ambasadori gjerman jep sinjalin: Kjo është java vendimtare për koalicionin LVV-LDK

Publikuar

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka ritheksuar qëndrimin e tij për krijimin e qeverisë së re. Ai ka përmendur edhe bisedimet për koalicionin ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, duke e quajtur vendimtare këtë javë

Përmes  Twitterit, Held ka përmendur bisedimet për koalicion, duke theksuar se Kosova ka nevojë për qeverinë e re.

“Rrezet e diellit po depërtojnë përmes mjegullës e reve. Një ogur i mirë në këtë mëngjes të së hënës për t’i rrumbullakuar me sukses bisedimet për koalicion. Kosova ka nevojë për qeverinë e re, ne të gjithë dëshirojmë që t’i kthehemi punës. Ju uroj fillim të mbarë të kësaj jave vendimtare”, ka shkruar Heldt.

Ndërkaq Heldt edhe para pak ditësh ka kërkuar që qeveria e re të formohet sa më shpejt. /Periskopi/

 

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK