Connect with us

Kosovë

Ambasada e Kosovës në Tiranë tregon se çfarë ndihmash u duhen të prekurve nga tërmeti

Publikuar

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë dëshiron të falënderoj popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar pas tërmetit që goditi Republikën e Shqipërisë.

“Po ashtu, duke u nisur nga fakti se në vazhdimësi kemi pranuar dhjetëra kërkesa për ndihmë,  dëshirojmë të njoftojmë opinion se zonat e prekura nga tërmeti kanë nevojë për tenda, stufa, dyshek, batanije, jorgan, jastëk dhe çarçafë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Ambasada njofton se ndihmat mund të dërgohen përmes kontaktit me Ambasadën dhe drejtpërdrejtë me Bashkinë e Tiranës apo atë të Krujës, prej të cilave Ambasada është njoftuar për nevojat që aktualisht kanë të prekurit nga tërmeti, veçanërisht pas ftohjes së motit. /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK