Connect with us

Sport

Alena refuzoi Milanin, kaloi tek Real Betis

Publikuar

Mesfushori i Barcelonës do të luajë si i huazuar tek Real Betis, për pjesën e mbetur të sezonit.

Alena nuk gjeti hapësirat e tij të kërkuara në ‘Camp Nou’ dhe tashmë minutat e tij do t’i marrë tek Real Betis.

Por, para Betis, ishte edhe një skuadër tjetër që interesohej për lojtarin. Milan.

‘Calcionews24’ shkruan se Milan dhe Maldini dhanë maksimumin për të siguruar shërbimet e Alena, por lojtari kishte plane të tjera, përcjell lajmi.et.

Mesfushori ka zgjedhur që të kalojë tek Real Betis, duke preferuar atë skuadër para Milan.

Milan ofroi 18 muaj huazim, me mundësi blerje në fund, por lojtari nuk preferoi të largohet nga Barcelona për më shumë sesa një sezon. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK