Connect with us

Kosovë

Albin Kurti nuk merr asnjë përgjegjësi për dështimin e koalicionit, fajëson vetëm LDK’në

Publikuar

Kreu i Vetëvendosjes, Albin kurti ka njoftuar se nesër do të shkojnë në seancën konstituive pa dakordim për  formimin e Qeverisë me LDK’në, raporton Periskopi.

Ai ka fajësuar këtë parti se duke refuzuar ofertat e tyre, erdhi ky rezultat.

Kurti ia ka përmendur LDK’së çështjen e presidentit, të ministrisë së Punëve të Brenshme, atë te Kulturës dhe shumë tema tjera, në të cilat kishi ngecur gjatë bisedimeve.

Ja deklarata e plotë e Kurtit në Facebook;

Kisha planifikuar që sot të mbajë mbledhjen  deputetëve të pakicave e ta mbaj mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, mirëpo këto u pamundësuan nga refuzimi i mbrëmshëm i ofertës sime për koalicion qeverisës dke na dërguar në Kuvend të Republikës pa marrëveshje për Qeveri.

Të dashur qytetarë tëe Kosovës është obligim i imi të jun njoftoj që nës eancën inauguruese të legjislacionit ë shtatë do të shkojmë pa dakordim. Marrëveshje për programin qeverisës nuk kemi  mundur t’ia bashkëngjesim edhe atë për ndarjen e përgjegjësive. Oferta ime e parmbrëmshme për ndarjen e datës 23 dhjetor 2019, u refuzua dje. Ajo i kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme. Pika e parë: Dihet që lëvizja VV si partia e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nën kryetari i parë. LDK’së i takon nën kryetari i dytë. Le ta bëjmë rrokadën e kryeparlamentarit dhe kryetarit të dytë të Kuvendit. Kryeoparlamentarin e merr LDK, ndërkaq nënkryetarin e dytë Vetëvendosje. Kësisoj, LDK e ka kryeparlamentarinm kurse Lëvizja Vetëvendosje dy nënkryetarë të Kuvendi.

Pika e dytë: Çështjen e presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK’së për kandidatin për president bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet konsensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK për emrin e tij ose të saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Pika e tretë: Sipas kërkesës së LDK’së, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet,me ç’rat Kultura dhe Rinia i kalojnë ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat joserbe e marrin ministrinë e Zhvillimit Rajonal, kurse pakicat serbe, ministrinë për komunitete. Kanë kaluar 80 ditë nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe po bëhet 1 muaj nga certifikimi i rezultateve të cilat e nxorën Lëvizjen tonë fituese. Përgjatë këtyre bisedimeve katër javëshe, VV ka bërë katër kompromise të rëndësishme: përderisa LDK asnjë. Programi qeveriës i imi si kryeministër është 50 për qind nga ai i LDK’së. Zv/kryeministri i parë në Qeveri do tq jetë i LDK’së. Pesë ministri në Qeveri do të jenë të LDK’së, e cila edhe zgjodhi si të përzgjidhen ato me meqë që insistone që doemos të zgjidhte e para. Oferta e parmbrëmshme që u refuzua dje ishte koncensioni ynë i pestë. Po ashtu, dihet që ne kemi qenë tejet gjeneroz edhe në përpjekje për koalicionin parazgjedhor nu muajt gusht e shtator të këtij viti. Tash në shumë se ka, përtej kësaj dhe ndryshe nga kjo nuk mundemi nuk duam dhe s’kemi ku shkojmë. Duam ta ndajmë përgjegjësinë qeverisëse me drejtësi dhe e bujari, duke lëshuar pe edhe pse fitues, e duke i dhënë subjektit të dytë gjysmën e programit, si dhe gjysmën e Qeverisë. Në këto ditë, do të dëshironim konstituimin e Qeverisë së re, e megjithatë do të na duhet ta presim. Pritja i kushton shtetit, ekonomisë, shoqërisë, por ja që po detyrohemi të presim, meqenëse nuk dëshirojmë zgjedhje të reja. Çka dëshirojmë janë institucione të reja dhe aty mund të arrijmë veç nëse në bisedimet për formin e Qeverisë udhëhiqemi të dyja palët, nga vlerat e transparencës e drejtësisë dhe nga ndjenja e detyrës qytetare dhe atdhetare.