Kosovë
Albin Kurti i pasigurt për marrëveshjen e koalicionit: Shpresoj, besoj, uroj

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë para fillimit të takimit me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Kurti gjatë fjalimit ka shprehur pasiguri në lidhje me nënshkrimin e koalicionit duke u shprehur ‘’ uroj dhe besoj e shpresoj”, terme që shprehin pasiguri për marrëveshjen e koalicionit me LDK-në.
“Ne kemi harmonizuar programin qeverisës 100 për qind, uroj dhe besoj e shpresoj që ashtu siç jemi marrë vesh për programin qeverisës të marrim vendim e të pajtohemi edhe për ndarjen e Ministrive për ato 12 ministri që jemi marr vesh. Tash na pret procesi i bisedimeve që sa më mbarë gjithçka të përfundoj duke marr parasysh që pjesa më e vështirë, harmonizimi i programit tashmë është kryer. Është marrëveshje mes dy palëve, prandaj s’do të mund të flas”, tha Kurti./Periskopi/




















