Sport
Akuza për VAR – Si u dëmtua Alavesi kundër Realit?

FIFA për t’i evituar gabimet në futboll, ka instaluar sistemin ‘VAR’, i cili po përdoret në ligat kryesore të Evropës.
Por, çdo javë po vazhdon të ketë debate, me VAR që interpretohet në mënyra të ndryshme nga gjyqtarët.
VAR po akuzohet se ka dëmtuar Alavesin në sfidën kundër Real Madrid në fundjavë.

Ishte Aleix Vidal që u rrëzua në zonën e Realit, pas një ndërhyrje të Eder Militaots.
Vidal u ndëshkua me karton të verdh për simulim nga gjyqtari, i cili priti edhe sinjalizimet e VAR, të cilët edhe pse vëreht qartë se kishte ndërhyrje në Vidal, vendosi të heshtë.
Mediet në Spanjë kanë raportuar se rasti i Vidal, ishte një penallti për t’u akorduar./Lajmi.net/





















