Connect with us

Kosovë

Aksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë, një i lënduar

Publikuar

Një aksident ka ndodhur në Magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në rrugën Lluzhan-Batllavë.

Nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën përnjë aksident trafiku në rrugën Lluzhan-Batllavë. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Ai është dërguar për trajtim mjekësor. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Me rastin po merret njësiti i trafikut”- tha Ahmeti.

NA NDIQ NË FACEBOOK