Lajme
Aksident në hyrje të Pogradecit, makina përplas biçikletën

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në hyrje të Pogradecit.
Një mjet ka përplasur një biçikletë, nga ku mësohet se drejtuesi i biçikletës, rreth moshës 50-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk bëhet e ditur.
Informacionet paraprake bëjnë me dijeni se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po zbardh shkaqet e aksidentit.
















